Një bllok banesash në qytetin e Kavajës është drejt përfundimit dhe po bëhen gati për 206 familje të tjera të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjete sociale, pamjet nga lagjia në Kavajë.
Rama shkruan se këto banesa janë financuar 100% nga shteti shqiptar.
Postimi i kryeministrit Rama:
Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al