“Rinia sot nuk dëgjohet”/ Basha në Durrës: Kapja e bashkisë, fatale për ekonominë! Ja dy propozimet që sjellin zgjidhjen

rinia sot nuk degjohet basha ne durres kapja e bashkise fatale per ekonomine ja dy propozimet qe sjellin zgjidhjen
rinia sot nuk degjohet basha ne durres kapja e bashkise fatale per ekonomine ja dy propozimet qe sjellin zgjidhjen

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme është ndalur në Durrës, teksa ka zhvilluar një takim me të rinjtë.

Basha u shpreh se rinia shqiptare është lënë pas dore dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeverisja. Gjithashtu ai shtoi se kapja e bashkisë së Durrësit ka rezultuar fatale për qytetarët, por edhe për ekonominë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Një nga problemet kryesore është se rinia nuk dëgjohet. Nuk dëgjohen qytetarët, të moshuarit, të rinjtë. Nuk dëgjohen mbi të gjitha rinia shqiptare.

13 në 100 të rinj që votonin për herë të parë, shkuan të votojnë. 87 në 100 votues nuk shkuan të votojnë.

Kjo ndodhi sepse politika nuk i dëgjoi. Rinia iu ktheu kurrizin politikës.

Kjo nuk është zgjidhja. Kjo është lëngata e gjate e Shqipërisë. Shërimi është të flisni, aq sa të jetë e pamundur që të mos ju dëgjojë.

Platforma e PD.

PD, duan apo nuk duan disa, PD do kthehet në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptaret. Dite të vështira për PD dhe Shqipërinë. Ta harrojnë ata që thurin plane se do të zhdukin PD. E kundërta do ndodhë. Nuk lindem për veten tonë, por lindem dhe rritemi për njerëzit. Ne sot po gjejmë udhën fale jush.

Kapja e bashkisë së Durrësit ka rezultuar fatale për familjet që janë larguar nga ky qytet dhe nuk janë me në Durrës, kanë emigruar. Ka rezultuar fatale për ekonominë, që sot nuk konkurron dot as me një fshat të Kroacisë.

E para, deputetet zgjidheshin kokë me kokë, ky ishte sistemi mazhoritar. Shkuan tek sistemi proporcional, që nuk do zgjidhnin kriminelet. Ju i njihni se kush janë. E dini fare mire se cilat janë metodat dhe marrin votat. Pasha kryesore ishte e kryetareve.

Ligji për dekriminalizimin nuk lejonte kriminelet ne bashki apo parlament. Iu gjet zgjidhja nga ustallarët, çonin djemtë, dhëndrit.

Dy propozime japin zgjidhje kësaj gjendje

-Lista te hapura, kush renditet me larte, do shkoje ne parlament.

Edhe kjo nuk ehte garanci e mjaftueshme. Sepse disa i marrin votat me para, kërcënime me joshje.

Ndaj ky ilaç funksionon nëse merret me ilaçin tjetër, Vettingu i politikaneve.

2-Vetingu i sistemit te drejtësisë ka nisur, po kështu po funksion ne polici.

Këtë e propozuam edhe ne politike. Politikanet që kanë lidhje të papërshtatshme nuk mund ti mbrojnë qytetaret shqiptare.

Nuk mund t’ju shërbejnë ju nëse janë duke vjedhur taksat tuaja. Vettingu në politikë është largimi i politikanëve që kanë lidhje me botën e krimit dhe lidhje të papërshtatshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts