
20:20 17/02/2022
Autoritetet franceze po shqyrtojnë heqjen e mbajtjes së maskës gjatë muajit Mars
Franca po lehtëson rregullat kundër pandemisë Covid-19 pasi infektimet kanë rënë ndjeshëm, duke bërë që baret dhe klubet e natës të rifillojnë aktivitetin e tyre. Për javë të tëra, rituali i pirjes së një kafeje në një kafene ishte i ndaluar për shkak të masave të marra. Por me zbutjen e rregullave, pirja e zakonshme e një filxhani kafeje rifilloi në shumicën e kafeneve dhe restoranteve.
“Ne kemi humbur 60% të fitimeve tona. Kjo është e rëndë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se puna për ne. Pasaporta shëndetësore dhe veçanërisht puna nga shtëpia, nuk na ka ndihmuar. Ndodhemi në një lagje të vogël, kështu që puna e detyrueshme për tre ditë të javës ka bërë që ne të fitojmë 60% më pak”.
Klubeve të natës iu dha drita jeshile për të rihapur edhe njëherë pistat e vallëzimit.
“Ne u mbyllën për arsye të rëndësishme, por në këto dy muaj kemi patur shumë humbje. Por puna do të fillojë sërsih dhe shpresoj që të jetë hera e fundit që do të na duhet të mbyllemi sërish“.
Përpara hyrjes në kafene dhe shumë vende të tjera ku qytetarët kalojnë kohën e lirë do të duhet të paraqesin pasaportën shëndetësore. Me uljen e rasteve të Covid -19 në vend falë edhe imunizimit në një masë të madhe të popullisë, autoritetet franceze po shqyrtojnë mundësinë për të hequr mbajtjen e maskës, masë kjo që parashikohet të ndodhë në Mars.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al