Rinovim ose largim, zbulohet ultimatumi i Interit për titullarin. PSG dhe Atletiko “fërkojnë duart”








Pak më shumë se një muaj për të vendosur të ardhmen e Marselo Brozoviç te Interi. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër kanë fiksuar datën finale për të arritur një marrëveshje duke dhënë një ultimatum.

BROZOVIC

Deri në ditën e Krishtlindjes Brozoviç ka afat për të rinovuar, ose do të largohet. Mesfushori kroat ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2022 dhe tratativa për të vijuar sërish bashkëpunimin me klubin nga Milano kanë mbetur pezull prej muajsh.

Administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota i cili mbulon dhe “politikën” e klubit i ka ofruar 4 milionë euro në sezon, ndërsa 28-vjeçari dëshiron që firmosja në kontratë të bëhet me 6 milionë euro në sezon, një pagë të ngjashme me atë që përfiton dhe Lautaro Martinez.

Gjithsesi nuk përjashtohet që në orët ose në ditët e ardhshme të ketë një takim mes agjentit të kroatit me drejtuesit zikaltër për të gjetur një rrugë ndërmjetësimi ose gjuhën e përbashkët për këtë tratativë rinovimi.

Me të ardhmen e paqartë të Brozoviç duket se nga kjo situatë kanë përfituar PSG dhe Atletiko Madridit të cilët janë të gatshëm të propozojnë një ofertë për të.

Një largim i tiji në merkaton e janarit shumë vështirë që Interi të privohet nga kroati duke parë se në një periudhë kaq të shkurtër kohore do të jetë e veshtirë për të gjetur një zëvendësues ideal të 28-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *