Rinovime dhe largime tek Partizani, klubi do të mbajë vetëm dyshen…

rinovime dhe largime tek partizani klubi do te mbaje vetem dyshen

































Partizani do të pësojë ndryshime gjatë kësaj vere. Klubi i kuq ka një nga organikat më cilësore dhe më të zgjeruara, por as kjo nuk mjafton.

Partizani

Pas humbjes së finales në klubin e kuq kanë zhvilluar fillimisht një mbledhje, ku janë konfirmuar të gjithë drejtuesit dhe më pas ka nisur plani për Partizanin e sezonit të ri.

Është bërë “sefte” me largime, ku deri më tani Atanaskoski, Zekolli dhe Skuka janë të konfirmuar, teksa në ditët në vijim pritet që listës t’i shtohet edhe kroati Mikuliç.

SOTA – E pasigurt mbetet situata e Eljon Sotës. Burime për “Panorama Sport” pranë klubit bëjnë me dije se klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës liderit të mbrojtjes, por negociatat kanë ngecur. Kërkesa financiare e lojtarit është konsideruar e lartë nga drejtuesit e klubit dhe aktualisht situata është neutrale, pa një vendim konkret. Nëse do të duhet të vazhdojë bashkëpunimi mes palëve, nevojitet që të gjendet një rrugë e mesme, çka duket e vështirë të ndodhë. Sota nuk dëshiron të ulë pretendimet e veta dhe Partizani s’pranon të dalë nga natyra e vet e pagave.

MURATAJ – Kapiteni i të kuqve është prej disa vitesh një nga mesfushorët më të spikatur në vendin tonë dhe si i tillë ka ngjallur interes të disa klubeve të tjera brenda dhe jashtë vendit. Kontrata e tij skadon pas një viti, por Partizani kërkon që të zgjasë edhe me tej bashkëpunimin me mesfushorin. “Panorama Sport” mëson se klubi dhe Murataj janë drejt rinovimit të kontratës. Vetë Murataj në një intervistë të dhënë para mbylljes së sezonit ka treguar se e ardhmja do të vendoset në një takim me presidentin Demi. Nga sa bëjnë me dije pranë klubit, takimi është zhvilluar më në fund dhe ka shkuar me sukses. Ka një akord paraprak, që në ditët në vijim pritet edhe të formalizohet. Murataj shihet drejt firmës edhe për të paktën një sezon me tepër seç parashikohet në kontratën aktuale. Edhe paga pritet të pësojë një përmirësim të dukshëm.

SULMI – Maja e sulmit është pozicioni më i populluar te Partizani dhe pritet të përfshihet nga ndryshimet. Gazeta mëson se stafi dhe drejtuesit kanë vendosur të mbajnë vetëm dy sulmues qendre. Të vetmit të paprekshëm janë Mba dhe Bintsuka, teksa të tjerët pritet të largohen. I pari në listën e largimeve është Alfred Mensah, i cili në dy vite te “demat” s’ka arritur të mbajë rol kryesor. Një tjetër largim i mundshëm është edhe Albers Keko. Sulmuesi nga Divjaka ka rezultuar efikas nga stoli, por nuk ka bindur sa duhet. Gjithsesi, i riu mund të llogaritet edhe si sulmues anësor dhe kjo nuk e përjashton qëndrimin. Në çdo rast ai do të ishte alternativë në stol. Në dyshim të madh është edhe pozicioni i Luis Birçajt, që është aktivizuar shumë pak nga trajneri Shehi. Në rastin e tij huazimi shihet si më i mundshmi. Nga ana tjetër, Mba dhe Bintsuka konsiderohen të paprekshëm dhe pritet të mbajnë peshën e ofensivës. Në krahë priten afrime në ditët apo javët në vazhdim.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts