Rinovimi i Stefano Piolit, ja plani i Milanit për trajnerin kuqezi








Kontrata e Stefano Piolit skadon në fund të sezonit dhe Milani me trajnerin janë shumë pranë një marrëveshjeje të re. Klubi do të kishte mundësinë e zgjatjes së njëanshme të kontratës aktuale deri në vitin 2023 me të njëjtat kushte ekonomike, pra 2 milionë euro neto me shtimin e 500 mijë eurove të tjera për kualifikimin në Champions.

pioli 1

Por drejtuesit e lanë këtë zgjidhje mënjanë, duke nisur kontaktet për një akord të ri. Kështu, në javët e fundit tashmë ka pasur bisedime mes Paolo Maldinit, Riki Masaras dhe Gabriele Xhufriës, përfaqësues i trajnerit. Kontrata e re nis nga një bazë prej 3 milionë euro neto plus pjesën e zakonshme (të konsiderueshme) të bonuseve. Në të njëjtën kohë, po merret parasysh edhe gjatësia e lidhjes së re.

STRATEGJIA- Rruga mĂ« e rrahur çon nĂ« njĂ« zgjidhje dyvjeçare, pra deri nĂ« vitin 2024. Por, nuk pĂ«rjashtohen edhe mĂ«nyra tĂ« tjera: ndoshta njĂ« trevjeçare. NĂ« kĂ«tĂ« varg hipotezash Ă«shtĂ« edhe opsioni i njĂ« kontrate njĂ«vjeçare me njĂ« pagĂ« rreth 4 milionĂ« euro, nĂ« pĂ«rputhje me trajnerĂ«t e tjerĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« SerisĂ« A.

Diferenca, pa bonuse, është rreth një milionë euro, por ka vullnet të mirë nga të dyja palët. Sidoqoftë, burime nga brenda klubit kuqezi sigurojnë që deri në Krishtlindje rinovimi do të kryhet, ndoshta me një dyfishim page.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *