Thomas Strakosha dhe Lacio gjithnjë e më larg njëri-tjetrit.
Sipas asaj që raporton spanjollja “Fichajes.com”, portieri i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë jo vetëm në Itali, por edhe në Premier Ligë, me në krye sheikët e Njukasëllit të cilët do të ishin të gatshëm që ta merrnin në skuadër gardianin kuqezi.
27-vjeçari është në skadencë kontrate me bardhekaltërit në fundin e këtij sezoni dhe deri më tani asnjë nga palët nuk ka bërë ndonjë lëvizje për të rinovuar.
Aktualisht gjatë këtij sezoni, Strakosha është aktivizuar në total në 15 ndeshje në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al