Rishfaqet turneu që do shkatërrojë Champions! Real, Barça e Juve kërcënojnë UEFA-n: Do vazhdojmë me Superligën








Rikthehet Superliga! UEFA ka marrë një shuplakë të fortë pas një vendimi të një gjykate në Madrid, e cila edhe në shkallën e dytë ka konfirmuar se organizata ndërkombëtare nuk mund të penalizojë asnjë nga klubet që kishin si objektiv të ndërtonin Superligën e famshme. Një vendim i cili ka bërë që të reagojnë shpejt Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi, të tre klubet të cilat nuk kishin hequr dorë nga projekti.

Superliga

Këta të fundit, jo vetëm që kanë sfiduar hapur UEFA-n, por edhe e kanë kërcënuar këtë të fundit se nuk do të ketë më fuqinë e monopolit mbi aktivitetet, si deri më tani, dhe çdo sanksion ndaj tyre do ta kthente organizatën në shkelëse të të drejtave të konkurrencës së lirë.

“Gjykata ka pranuar kërkesën e formuluar nga krijuesit e Superligës Europiane, ka hedhur poshtë apelimin e UEFA-s dhe ka konfirmuar detyrimin ndaj saj që nëse nuk zbaton vendimin, do të pësojë penalitete dhe përgjegjësi penale. Çështja do të gjykohet nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, e cila do të analizojë pozicionin e monopolit të UEFA-s mbi futbollin europian.

Ky pozicion monopoli është në konflikt interesi dhe dëmton futbollin dhe ekuilibrin e tij konkurrues. Siç është treguar gjerësisht, kontrollet financiare janë të papërshtatshëm dhe janë aplikuar në mënyrë të parregullt. Klubeve pjesëmarrëse në kompeticionet europiane u duhet garantuar e drejta për të drejtuar këto kompeticione. Jemi të lumtur që nga tani e tutje, nuk do të jemi më objekt i kërcënimeve aktuale të UEFA-s”, shkruante ndër të terja komunikata e përbashkët e tre klubeve që kështu kanë rihapur edhe një herë diskutimet për turneun që pritet të shkatërrojë Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *