Rishi Sunak: Do të punoj çdo ditë për popullin britanik

rishi sunak do te punoj cdo dite per popullin britanik
rishi sunak do te punoj cdo dite per popullin britanik

18:40 24/10/2022

Ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak, do të bëhet kryeministri i vendit. Ish-ministrja e Mbrotjes Penny Mordaunt u tërhoq nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe nga gara për të udhëhequr vendin duke i hapur rrugën Sunak.

“Ne kemi zgjedhur tashmë kryeministrin tonë të ardhshëm. Ky vendim është historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë”.

Rishi Sunak iu drejtua popullit britanik për herë të parë pas zgjedhjes si kryetar i Partisë Konservatore. Ai e nisi deklaratën e tij të shkurtër duke vlerësuar Liz Truss për përkushtimin ndaj vendit, veçanërisht në këto kohë të vështira ndërsa u zotua se do t’i shërbejë britanikëve.

“Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë që dua dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë. Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm, por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Unë zotohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe do të punoj çdo ditë për popullin britanik.”

42-vjeçari do të bëhet kryeministri i tretë i vendit në më pak se dy muaj, pasi paraardhësja e tij Liz Truss, dha dorëheqjen pas vetëm gjashtë javësh në detyrë për shkak të planit të saj ekonomik që tronditi tregjet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts