Rishi Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë: Jam zgjedhur për të ndrequr gabimet e Liz Truss

rishi sunak mban fjalimin e pare si kryeminister i britanise jam zgjedhur per te ndrequr gabimet e liz truss
rishi sunak mban fjalimin e pare si kryeminister i britanise jam zgjedhur per te ndrequr gabimet e liz truss

Rishi Sunak është emëruar si kryeministri i ri i Britanisë, duke qenë kështu zyrtarisht i 57 kryeministër i vendit.

Ai zhvilloi një takim me mbretin Charles në Buckingham Palace, ndërsa tani po mban fjalimin e parë për kombin si kryeministër.

Sunak tha se ai sapo ka pranuar ftesën e Mbretit për të formuar një qeveri.

“Aktualisht, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid vazhdojnë ende dhe lufta në Ukrainë ka destabilizuar tregjet në mbarë botën”, tha ai.

Sunak deklaroi se Liz Truss kishte të drejtë që donte të përmirësonte situatën ekonomike.

“Ky ishte një qëllim fisnik, por janë bërë gabime”, tha ai.

Sunak tha se është zgjedhur kryeministër dhe kreu i konservatorëve për t’i “ndrequr” ato gabime.

“Kjo punë fillon menjëherë”, thotë ai.

Sunak deklaroi gjithashtu se gjatë kohës së tij si ministër  bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset përmes skemave të ndryshme.

“Do të trajtoj me të njejtë përkujdesje edhe sfidat me të cilat përballemi sot. nuk duam t’i lëmë brezit të ardhshëm një borxh për të shlyer që nuk ishim të zotët ta paguanim vetë. Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra”, thotë Sunak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts