Rishi Sunak, zyrtarisht Kryeministër i Britanisë së Madhe

rishi sunak zyrtarisht kryeminister i britanise se madhe
rishi sunak zyrtarisht kryeminister i britanise se madhe

12:44 25/10/2022

Rishi Sunak është zyrtarisht Kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit që zhvilloi me Mbretin Charles III dhe u ftua që të formojë qeverinë.

Sunak është Kryeministri i tretë për Britaninë e Madhe gjatë një viti.

Takimi mes Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të ri Rishi Sunak është një ceremoni simbolike që shënon dorëzimin e pushtetit. Charles III i kërkoi Kryeministrit Sunak që të formojë qeverinë.

42-vjeçari është Kryeministri më i ri në moshë në më shumë se 2 shekuj të historisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ai është gjithashtu i pari Kryeministër që vjen nga minoritetet pasi origjina e tij është indiane. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts