Risitë që sjell Samsung Galaxy Book Pro

22:20 28/04/2021

Çfarë i ndryshon PC-të e Samsung nga ato të kompanive tjera

Përpjekjet e reja nga Samsung, mbi pamjen e PC-ve duket se po japin rezultate.

“Kam qenë një fans i madh i laptop-ëve Galaxy Book dhe kam përdorur gjithashtu edhe Book Flex. Kompania ka qenë në gjendje të diferencojë kompjuterët e saj duke u fokusuar në fuqinë e tyre, si: pamjet madhështore dhe S Pen, si dhe në elementët bazike, si: performanca e shkëlqyer, bateritë që zgjasin shumë dhe pamjet e saj.”

Shumica e njerëzve nuk mendojnë menjëherë për Samsung, kur duan të blejnë një PC dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet pse po pritet një event shumë i madh për të prezantuar të rejat më të fundit nga kompania.

“Ne mendojmë që tani është një moment shumë i mirë, jo vetëm për shkak të relevancës së kompjuterëve, por edhe mbi mënyrën sesi ne mendonim për pajisjet tona të kompjuterëve dhe mënyrën sesi ato përshtaten në ekosistemin e përgjithshëm”, Danielle Moten, menaxher produkti për Samsung Electronics në Amerikë.

“Ne kemi një ofertë unike dhe një zë unik në tregun e PC-ve, veçanërisht sepse ne jemi trashëgues të cilësisë madhështore të ekranit.”

Fuqia dhe Bateria: Kjo pjesë përfshin 4 forma të reja në Samsung Settings, të cilat e lejojnë sistemin të menaxhojë gjëra, si: performanca, temperatura dhe jetëgjatësia e baterisë, bazuar në prioritetet e Samsung. Forma optimale e balancon performancën dhe jetëgjatësinë e baterisë, ndërsa “silent mode” do të ruajë baterinë më gjatë, duke e reduktuar shpejtësinë e kompjuterit, si dhe performancën e tij.

Super i hollë dhe super i ndritshëm: Kompjuterët e Samsung, janë ndër më të hollët dhe ndër më të ndritshmit, sipas drejtorit të menaxhimit të produktit, Hassan Anjun. Modeli 13 inç Book Pro, është gjithashtu më i ndritshëm dhe më i hollë se Dell XPS 13 dhe HP Spectre x360 13./tvklan.al

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *