Rita Ora kritikon Britaninë për refugjatët

18:10 17/12/2021

“Nuk kanë ndryshuar qëndrim prej 3 dekadash”

Teksa qeveria britanike vijon të ruajë me fanatizëm një qëndrim aspak mikpritës ndaj refugjatëve, ylli i muzikës Pop, Rita Ora u del atyre në mbrojtje.

Duke folur për të përditshmen vendase The Independent, 31-vjeçarja shqiptare u kujton britanikëve se një personazh si ajo që lartëson vlerat e artit dhe kulturës së këtij vendi në gjithë botën, ka një prejardhje refugjatësh.

Në intervistën për Independent, Rita Ora shprehet se prindërit e saj mbërritën ilegalisht 30 vite më parë në Britaninë e Madhe, në kërkim të një jete më të sigurtë për vete dhe për fëmijët, nga një vend në luftë siç ishte në atë kohë Kosova dhe e gjithë ish-Jugosllavia.

Ylli i muzikës POP shprehet kritike ndaj politikave të Londrës për refugjatët dhe thotë se i njëjti qëndrim mbetet i pandryshuar prej 3 dekadash. Ajo është edhe ambasadore e UNICEF-it në Britaninë e Madhe, e fokusuar pikërisht tek mbrojtja e refugjatëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *