“Rithemelim dhe një emër i ri”, Salianji bën propozimin për transformimin e PD-së: Ka ardhur koha që ta formalizojmë

rithemelim dhe nje emer i ri salianji ben propozimin per transformimin e pd se ka ardhur koha qe ta formalizojme
rithemelim dhe nje emer i ri salianji ben propozimin per transformimin e pd se ka ardhur koha qe ta formalizojme

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili është prej disa javësh pjesë e tryezës së mbledhur nga kreu i grupit të PD Gazment Bardhi me Berishën dhe deputetët e PD ka treguar sot se si dilet nga kriza 2-vjeçare që ka sjellë ndarjen e madhe në PD.

Salianji propozoi publikisht rithemelimin e PD dhe një emër të ri. Ai tha në A2CNN se nuk e ka bërë ende këtë propozim në mbledhjet e përbashkëta të dy grupeve të deputetëve, Berisha e Bardhi. Por sipas tij zgjidhja është rithemelim dhe një emër i ri.

“Kushdo që e shikon të renë si problem, mendoj që e ka gabim. Shoqëria ka nevojë për diçka të re në thelb. PD dhe opozita kanë nevojë për ndryshim.
Kanë nevojë për t’u ridimensionuar, për t’u ribërë, për t’u rikonceptuar, për t’u hapur drejt njerëzve të rinj, për të krijuar mundësinë që kapacitet profesionale, apo njerëz që kanë reputacion publik të përfshihen në atë parti, për të përfshirë njerëz të rinj të cilët duan që angazhimin e tyre dhe kontributin për vendin ta japin diku, por mund t’i shohin sot rrugët e mbyllura. Nuk ka asnjë problem, madje nëse ka konkurrencë, edhe unë besoj që do tentoj të performoj më mirë. Gjithsecili nuk është e thënë që duhet të jetë gjithë jetën deputet, apo të jetë gjithë jetën në drejtim. E rëndësishme sot ë këto kushte përballë një regjimi, që të krijohet një front opozitar. Kjo duhet të vijë, duke u rikonceptuar së pari PD-ja dhe PD-ja duhet të transformohet në një emër të ri. Ka shumë parti politike në Perëndim dhe të djathta, pjesë e PPE që për shkak të qëndrimeve të ndryshme që mund ta kenë dëmtuar logon e partisë së tyre, transformohen dhe marrin një emër të ri”.

“Sot ne jemi në kushtet kur PD-ja për shkak të betejës…jo nuk ia lëmë logon atij (Bashës). Po them tjetër gjë, që PD-ja të transformohet në një emër tjetër dhe nuk ekziston më PD-ja e tij, sepse kjo PD transformohet në një emër tjetër.
Nëse ndodh që gjatë gjithë kohës PD-ja, prej thuajse 2 vitesh që diskutojmë me njeri-tjetrin ka marrë me të drejtë apo të padrejtë kosto të caktuar edhe drejtues të PD-së, gjithsecili prej nesh mund të ketë marrë kostot, të riprovohemi, ta ribëjmë dhe ta ringremë opozitën dhe PD-në me një emër tjetër, duke i dhënë komplet…mos ta bëjmë më këtë diskutimin, kush është ndihmës qeveritar, të bëhet qartësisht ndarja dhe kushdo që do të rrijë të bashkohet.
Koha ka ardhur që ta formalizojmë që të bëjmë transformimin e PD-së. Ne jemi PD-ja sepse ne na kanë votuar njerëzit. Në këtë kuptim nuk ka më diskutim për legjitimitetin. Ligjshmëria është gjë tjetër, e ka Edi Rama”, deklaroi Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts