“Roja ishte në gjumë”, detaje të reja nga arratisja e 6 të burgosurve palestinezë nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael, si e hapën tunelin me anë të një luge (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arratisja e gjashtë të burgosurve palestinezë nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael.

Mediat e huaja shkruajnë se gjashtë të burgosurit, hapën një tunel me lugë, ndërkohë, që asnjë nga rojet nuk kishin dëgjuar apo parë lëvizjet e tyre. Sipas medieve të huaja, një nga rojet në burgun Gilboa, i cili ishte në detyrë në kullën e vrojtimit me pamje nga hapja e tunelit, ishte në gjumë gjatë arratisjes së tyre, thuhet në hetimin e publikuar të martën nga autoritetet e burgut të Izraelit.

Autoritetet e burgut e kuptuan se ata kishin ikur rreth orës 3:30 të mëngjesit, thuhet në raport.
Sipas të dhënave të deritanishme, gjashtë burrat kishin hyrë te banja e qelisë së tyre rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe ngritën një objekt që mbulonte një vrimë në dysheme.

Njëri pas tjetrit, ata u hodhën në vrimë dhe u zvarritën drejt fundit të tunelit ku edhe dolën jashtë, disa metra larg murit të burgut dhe drejtpërdrejtë nën një kullë vrojtimi.

Autoriteti izraelit i burgjeve ka evakuuar deri më tani 90 të burgosur palestinezë nga gjithsej 360 të mbajtur në Gilboa, një nga objektet më të sigurta të Izraelit. Burgu do t’i nënshtrohet një inspektimi intensiv në ditët në vijim, për tunele të tjera që mund të jenë hapur nga të burgosurit e tjerë.

Tuneli duket se ishte gërmuar nga poshtë tualetit në qeli, të cilin e kishin ndarë gjashtë burrat, katër prej të cilëve vuanin dënime të shumta të përjetshme, sipas raporteve të mediave lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *