Rojet bregdetare turke shpëtojnë 15 azilkërkues në Egje

Rojet bregdetare turke kanë shpëtuar 15 azilkërkues në Detin Egje, pasi u shtynë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Turqisë nga forcat greke.

Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se migrantët kanë thënë se ata u detyruan të hipnin në anije nga Greqia dhe u shtynë të ktheheshin në Turqi.

Një automjet ajror pa pilot i Komandës së Forcave detare turke regjistroi gjatë aktiviteteve të saj të zbulimit dhe vëzhgimit se anijet e Rojës bregdetare greke shtynë azilkërkuesit në ujërat territoriale turke.

Ministria po ashtu shpërndau video-pamjet e incidentit.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të shtyrë prapa azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të pambrojtur, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *