“Rol aktiv në trafikun ndërkombëtar të kokainës”, reporteri i Shqipërisë në BE ngre shqetësimin: Duhet forcuar më tej lufta kundër krimit





davidlega

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Europian, në të njëjtën kohë dhe eurodeputet, David Lega thotë se disa grupe nga vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë janë të përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të Kokainës.

Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se këto grupe operojnë kryesisht në vende si Anglia, Gjermania, Italia, Austria, Hungaria, Greqia Zvicra dhe Belgjika.

Ai thotë se grupet e identifikuara nga Shqipëria kryesisht kanë një rol mjaft aktiv. Eurodeputeti i bën thirrje Shqipërisë që të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Postimi i Eurodeputetit:

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Anglia, Gjermania, Itali, Austri Hungari, Greqi, Zvicër dhe Belgjikë dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar” – shkruan Lega.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.