Roma dështon me Kumbullën në stol, Murinjo justifikohet: Desha të mbroja, nuk ishte ndeshje për të








Roma ka dështuar përsëri sot në Ligën e Konferencës, duke barazuar në shtëpi 2-2 kundër Bodo/Glimt që e kishte mundur 6-1 në transfertë. Për Zhoze Murinjon, sot nuk kishte justifikime, pasi ai hodhi në fushë skuadrën më të mirë.

Murinjo

Por gjithsesi pas sfidës, portugezi insistoi se nuk kishte lojtarët e duhur dhe se kishte improvizuar në qendër të mbrojtjes, edhe pse kishte Kumbullën në stol. Ai thekoi se kishte mbajtur lojtarin në pankinë për ta mbrojtur nga trysnia e tepërt pas gabimeve në ndeshjen e dy javëve më parë.

“Pa Vina vendosa të luante Ibanez si mbrojtës krahu, por pastaj kë do të hidhja në fushë si qendërmbrojtës? Pas ndeshjes së parë, duhej të mbroja Kumbullën, nuk ishte ndeshja e duhur për të. Ndaj aty luajti Kristante”, shpjegoi Murinjo lëvizjet që kishte bërë, duke mos përfshirë mbrojtësin shqiptar në formacion.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *