Roma në kaos, qytetarët protestojnë ndaj masave anti-Covid

22:15 12/04/2021

Sheshi i Parlamentit italian u kthye në fushëbetejë mes policisë e protestuesve

Qendra historike e Romës  për disa ore me radhë mbeti  sërish e blinduar nga policia që u mundua të mbajë sa me larg ndërtesës së parlamentit dhe rrugicave përreth tij qindra protestues të irrituar nga masat e rrepta ndaj koronavirusit dhe pamundësisë për të punuar në këto kushte.

Demonstrata e radhës e paautorizuar këtë radhë u organizua nga lëvizja IoApro. Protestuesit kanë hedhur lëndë plasëse, fishekzjarrë dhe sende të forta drejt agjentëve të policisë.

Lamorgese në shtëpi ishte thirrja e demonstruesve drejtuar Ministrit të Brendshëm pas tensioneve me policinë. Duke treguar prangat si simbol i “arrestit shtëpiak” demonstruesit thanë se janë të detyruar për të qëndruar një vit në shtëpi në shtetrrethim.

‘Ne nuk jemi kriminelë por paqësorë,  jemi vetëm këtu për të thënë se duam të punojmë, është e drejta jonë. Disa  protestues dhe police u plagosen’.

Disa patrulla gjithashtu të Policisë Lokale u  angazhuan për zhbllokimin e trafikut në zonën përreth sheshit te parlamentit i bllokuar po ashtu për makinat.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *