“Ronaldo golashënues? Unë fitova kampionatin me Inter”, Lukaku ndez sfidën me Portugalinë: E kam zili për…






Belgjika do të luajë ditën e diele kundër Portugalisë për fazën e 1/8-vë të Europianit, teksa pritet një përballje spektakolare duke marrë parasysh dhe elementët e dyja skuadrave.

pjimage (7)

Në konferencën për shtyp prag ndeshjes, sulmuesi Romelu Lukaku u ndal gjatë të fliste madje shprehur gjithë mllefin e tij ndaj kritikëve teksa nuk nguroi të thumbonte dhe Ronaldon.

SULMUESIT: “Kur kritikët i referuan Levandovskit dhe Benzemaa,  gjithmonë flisnin për sulmues ‘të klasit botëror’, ndërsa unë përshkruhesha si një sulmues i mirë. Ky ishte një motiv shtesë për të punuar dhe përmirësuar. Tani mendoj se jam në listën e sulmuesve më të mirë. Më pëlqejnë provokimet, di të merrem me to”.

RONALDO: “Ai fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A, por ne fituam kampionatin. Ishte veçanërisht e rëndësishme të fitoja atë titull dhe ky ishte qëllimi im. Tek Kristiano kam zili driblimin dhe gjuajtjen, ndërsa  mendoj se ai e ka zili pak forcën dhe qëllimin tim, dhe lojën e skuadrës tonë”.

PENALLTITË: “Kam mësuar të gjuaj penallti, të mos mendoj shumë dhe të mos shpërqendrohem nga portieri: duhet të jesh i përqendruar dhe ta godasësh mirë topin, por nuk mendoj se do të ketë penallti në ndeshjen e së dielës. Së pari shpresojmë të fitojmë. Ne jemi më të pjekur sesa në Kupën e Botës 2018, kur u eliminuam në gjysmëfinale nga Franca. Në vitin 2018 ishim shumë romantikë. Ne kemi mësuar se një lojë mund të fitohet në shumë mënyra. Për t’u bërë kampionë duhet të dini se si të vuani dhe vuajtja përfshin faktin që duhet të qëndroni larg familjeve për shumë ditë. Të dielën do të luajmë kundër kampionëve në fuqi. Portugezët kanë cilësi individuale dhe kolektive, ata janë shumë krenarë për vendin e tyre, por ne do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar”.

MAJKËLL XHORDAN: “Kam nevojë për stimuj për të sjellë më të mirën tek unë. Kam nevojë për konkurrencë. Nëse dikush thotë se Tom ose Tom është më i mirë se unë, unë do të stërvitem më shumë. Nuk dua ta krahasoj veten me Majëkll Xhordan, por kam ndjerë këtë shpirt tek ai. Kur pashë ‘Vallëzimi i fundit’, mendova: ‘Ua, nuk jam vetëm’. Doja të fitoja dhe titullin me Interin të përmbushja motivimet e mia. Tani dua të fitoj me Belgjikën për t’u përmirësuar edhe më shumë”.

GOLI I ANULUAR: “Kundër Finlandës më anuluan një gol për një pozicion jashtë loje minimal. Nëse do të kisha madhësinë e këpucëve 45-ë, goli do të ishte vërtetuar. Fatkeqësisht kisha këpucë me numrin 48-ta në këmbë”, tha Lukaku.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *