Ronaldo thyen rekord, ka vend edhe për Kielinin. Mësoni statistikat më interesante të 30 nominimeve të “Topit të Artë”








Pasditen e sotme u bënë publik 30 lojtarët e nominuar për fitimin e trofuen më të rëndësishëm individual, “Topi i Artë”.

Topi i Arte

Mes kandidaturave nuk munguan emrat e të perhershmëve, Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi, por pati dhe emra të ri në listë si mesfushori Pedri i Barcelonës, apo dhe mbrojtësi Xhorxho Kielini i Juventusit. Rekordin e vendosi ylli portugez, Kristiano Ronaldo i cili u nominua për të 17 herë në karrierën e tij në listën e kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”.

15 herë është nominuar Mesi, që është gjithashtu dy vite më i vogël se CR7. Ndërkohë surprizë dhe emri i Pedrit që bëhet pjesë e listës në moshën 18-vjeçare, por duke mos thyer dot rekordin e moshës së Mbape që nominohej për top të artë në moshën 17 vjeç. Rekord dhe për Kielinin i cili duhet të priste fundin e karrirerës për tu nominuar në mes të 30 futbollistëve më të mirë të planetit.

37-vjeç është qendërmbrojtësi italian, tek i cili ka peshuar shumë triufmi në finalen e Kampionatit Europian me Italinë. Më poshtë është dhe lista e nominimeve për 30 futbollistet duke filluar nga lojtari që ka më shumë nominime në karrierë.

17 NOMINIME

Kristiano Ronaldo

15 NOMINIME

Lionel Mesi

10 NOMINIME

Karim Benzema

Nejmar

7 NOMINIME

Luis Suarez

6 NOMINIME

Kevin De Bryjne

Robert Levandovski

4 NOMINIME

Kylian Mbape

Luka Modriç

3 NOMINIME

Harri Kejn

Ngolo Kante

Riad Mahrez

Muhamed Salah

2 NOMINIME

Leonardo Bonuçi

Rahem Sterling

1 NOMINIM

Cesar Azpilicueta

Nicolo Barela

Xhorxho Kielini

Ruben Dias

Xhanluixhi Donnaruma

Bruno Fernandesh

Fil Foden

Erling Haland

Zhorzhinjo

Romelu Lukaku

Simon Kjaer

Lauto Martinez

Gerard Moreno

Mejson Maunt

Pedri

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *