Roterdami në flakë/ Dy të plagosur gjatë protestave kundër kufizimeve ndaj COVID-19, shihni çfarë ka ndodhur (Foto+Video)

Tensione në qendër të Roterdamit gjatë një proteste kundër masave kufizuese të urdhëruara nga qeveria holandeze për të përballuar epideminë. Sipas raportimeve nga kryetari i bashkisë së qytetit, 20 persona janë arrestuar dhe 7 janë plagosur. Prej tyre, dy dyshohet se janë goditur nga oficerët të cilët kanë qëlluar me të shtëna paralajmëruese.

Rivendosja e bllokimit të pjesshëm të shtunën e kaluar ndezi protestën e qindra njerëzve që u mblodhën në qendër të Roterdamit. Dhe shumë prej tyre, duke thirrur “liri”, shpërthyen shashka dhe hodhën sende drejt policisë. Të paktën një makinë policie u dogj, ndërsa të tjera u dëmtuan nga demonstruesit. Zjarrfikësit janë qëlluar teksa po shuanin zjarrin. Edhe automjeteve të tjera iu vu flaka.

Policia ndërhyri duke përdorur një top uji për të shpërndarë turmën dhe duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese, të cilat në rrethana ende të paqarta rezultuan me të paktën dy të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar policia. Gerrit van de Kamp, president i sindikatës, shpjegoi se “do të duhet të hetojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne kemi thënë prej disa kohësh që kjo nuk është më e mundur”.

Përplasjet zgjatën disa orë: një pjesë e qendrës u mbyll, si dhe stacioni kryesor i trenit. Bashkia ka nxjerrë një urdhëresë urgjente “për ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e sigurisë së njerëzve”. Holanda ishte vendi i parë evropian që rivendosi një bllokim të pjesshëm pasi infeksionet Covid u rritën në nivele rekord. Më 12 nëntor, kur qeveria shpalli shtrëngimin, demonstruesit u përleshën me policinë në Hagë. Në janar, përsëri në Holandë, kur hyri në fuqi shtetrrethimi i parë i pasluftës, kishte shpërthyer një valë trazirash që nuk ishte parë kurrë në 40 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.