Rrahu vëllain, policia arreston 36-vjeçarin në Dimal

rrahu vellain policia arreston 36 vjecarin ne dimal
rrahu vellain policia arreston 36 vjecarin ne dimal

Një 36-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Dimalit.

Sipas komunikatës nga Policia, G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Allambrez dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, më tej ka rënë në pranga.

Teksa 36-vjeçari do të përballet me akuzën e dhunës, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Dimal -arrestoi në flagrancë shtetasin G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts