“Rraja, Ahmetaj dhe Gjici, me çfarë morali flisni ju?”, Alibeaj dhe Korreshi përplasen me PS, Toni Gogu: Rrahmani vendosi standard, ne si prindër duhet ta respektojmë

rraja ahmetaj dhe gjici me cfare morali flisni ju alibeaj dhe korreshi perplasen me ps toni gogu rrahmani vendosi standard ne si prinder duhet ta respektojme
rraja ahmetaj dhe gjici me cfare morali flisni ju alibeaj dhe korreshi perplasen me ps toni gogu rrahmani vendosi standard ne si prinder duhet ta respektojme

Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe lënien e mandatit nga ana e Rrahman Rrajës kanë shërbyer si tema dabati edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutoheshin disa projektligje për spiunët.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se socialistët nuk kanë moral të flasin për spiunët kur në grupin e tyre kishin Rrahjen dhe Ahmetajn.

Debati
Alibeaj: fatkeqësisht ke të drejtë Toni kur thua për një ish sekretar partie apo një spiun të Sigurimit të Shtetit po më fal me çfarë doze morali e thua këtë kur jo më larg se sa dje një kolegu yt Rrahman Rraja e ka marrë vesh gjithë dynjaja se çka bërë? Votat e të cilit i gëzon ti. Jo më larg se një orë më parë, një kolegu yt, Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret. Ku është morali që tregon ti në këtë sallë parlamenti?

Sajmir Korreshi: kemi edhe shokun Gjici.

Toni Gogu: Sa për Rrahjen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts