Nga Durrësi në Peshkopi janë 225 kilometra dhe sigurisht që rruga deri në Dibër nuk është në nivele të mira, prandaj dhe Teuta u nis që të martën paradite drejt qytetit ku luajti dje ndeshjen e parë të Kupës.
Udhëtimi i gjatë me autobus, natyrisht që ka lodhur jo pak skuadrën, që menjëherë pas ndeshjes së djeshme u kthye në Durrës.
Martini ka vetëm tri ditë kohë për të përgatitur takimin në kampionat ndaj Laçit dhe kjo stërlodhje e lojtarëve me një ndeshje të luftuar e udhëtimin e gjatë, sigurisht që nuk do ta ndihmojë që të përgatitë duelin ndaj kurbinasve në kushtet më optimale.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al