Rrëfimi i ish-sulmuesit të Premier Ligës: Babai më mori nga ndeshja me një tregtar droge të mbyllur në bagazh





Troi Dinei ka qenë një nga emrat që ka shkruar historinë me ekipin e Uotford. Sulmuesi anglez, luajti për 10 vite më këtë skuadër duke u bërë lojtari kryesor i saj me gola vendimtare në elitë.

dinei

Por fillimet e tij në futboll kanë qenë të pazakonta edhe për shkak të familjes. Kështu, ai ka treguar se kur një dekadë më parë luante ende për Uollsall, babai i tij adoptiv, Pol Entoni Bërk, e kishte marrë nga ndeshja teksa mbante peng një person në bagazhin e makinës.

Për “The Sun”, Dineui tregoi këtë histori të pazakontë të një pasditeje që vështirë se do ta harrojë. “Kur unë dola nga stadiumi, ai po më priste me një Mercedes blu. Unë e dija që nuk kishte një Mercedes blu. Ai nuk kishte makinë, ai nuk kishte as patentë, nuk e kishte kaluar kurrë testin, nuk e kishte bërë kurrë në fakt. Mendova se Mercedesi ishte “marrë borxh”, por unë hipa në makinë dhe po ecnim në autostradë.

Ai kishte muzikën me zë të lartë dhe gjithçka ishte në rregull e ne po bisedonim për ndeshjen. Pastaj ai u ndal që të mbushte makinën e me karburant. Muzika u ndal dhe unë dëgjova këto goditje që vinin nga mbrapa. Ai më tha: “Mos u shqetëso për këtë. Është dikush brenda por do ta nxjerr edhe pak. Ai i ka para borxh një mikut tim, ndaj e kam marrë për një xhiro gjatë ditës. I kam dhënë për të ngrënë dhe është mirë. Do ta lëmë diku pastaj dhe vë bast se do të paguajë”.

Pra ndërkohë që unë isha duke u munduar që të bëja karrierë te Uollsall, po ecnim me makinë me një person në bagazh”, tha Dinei, i cili zbuloi më pas se personi në fjalë kishte qenë një shitës i vogël droge në një nga zonat e Birmingemit. Ky i fundit ia doli të shkëlqente me Uollsall për të firmosur me Uotfordin, ku shënoi 140 gola në 419 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *