Rrëfimi i talebanit, pranon se ka vrarë shumë njerëz gjatë luftës: Afganistani tani është vend i sigurt, kemi ndryshuar shumë

Një anëtar i lëvizjes së talebanëve, ka dhënë një rrëfim për Sky News, ku është shprehur se ata kanë ndryshuar dhe janë shumë më të mirë sesa qeveria e kaluar.

“Kemi ndryshuar, kemi ndryshuar shumë”, ka thënë njëri prej tyre.

“Falë zotit, sjellja jonë tani është shumë e mirë, jemi të ndershëm, eprorët tanë janë të mirë dhe sjelljet e tyre janë përmirësuar dukshëm. Jemi më të mirë sesa qeveria e kaluar. Kabuli tani është i sigurt. Siguria ka shumë rëndësi”, ka theksuar një luftëtar taleban.

Hafez Sultan Ahmed duket shumë i ri. I ri edhe është edhe pse duket sikur të ishte në të 30-at. Por ai thotë se ka luftuar kundër “jobesimtarëve” në 14 vitet e fundit.

“Jobesimtarët” janë trupat perëndimore që sulmuan vendin tonë dy dekada më parë – amerikanët, britanikët dhe grupet e tjera që iu bashkuan aleancës kundër talebanëve, që udhëhiqnin me Afganistanin deri më 2001.

“Kur fillova të luftoj, nuk kisha as mjekër”, ka shtuar ai me një dozë ironie.
Ai krenohet që ka vrarë “armiqtë” e tij me të njëjtën bombë, që ishte dedikuar për të dhe kolegët e tij luftëtarë. Gazetari i Sky News e pyeti se si ndihej gjatë vrasjeve, ndërsa ai filloi të qesh.

“Ka qenë lufta e shenjtë për xhihad dhe islam dhe nuk pendohem për këtë. Gëzimi im më i madh është momenti kur xhihadistët luftonin kundër jobesimtarëve”, ka shtuar Hafez.

I rrethuar nga bashkëluftëtarët, ai vërtetë beson se ka ndryshuar situata e sigurisë në vend dhe kryeqytetin afgan – Kabul.

“Shikoni rrugës, tani janë të sigurta. Më herët nuk keni mundur të vozitni veturën nëpër rrugët e Kabulit që ishin të kapluar nga krimi. Tani të gjithë mund ta bëjnë. Jemi më të mirë sesa qeveria e kaluar. Tani Afganistani është vendi më i sigurt në botë”, ka shtuar ai.

“Sigurisht se nuk duhet ta besoni se këto janë lëvdatat e tyre”, shkruan Sky News, duke rikujtuar sulmin kamikaz i ISIS-it në fund të muajit të kaluar ku si pasojë humbën jetën afro 100 civilë, përfshirë 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Megjithatë, ekipi i Sky News ka arritur të futet në Afganistan dhe kryeqytetin e këtij vendi, duke arritur madje të sigurojë edhe akreditimin nga qeveria.

Ekzistojnë shumë pika të talebanëvë të armatosur deri në dhëmbë, nëpër të cilat u janë kontrolluar dokumentacionet gazetarëve të Sky News, madje shpesh u thoshin “mirësevini”.

Ata tentonin të silleshin mirë me gazetarë të huaj kudo që hasnin në ta, duke tentuar t’ia ndryshojnë imazhin regjimit të tyre.

“Disa njerëz janë të ashpër dhe nuk dinë të sillen, por liderët tonë do të trajtojnë këtë çështje dhe nuk do të përsëritet”, thoshin ata para gazetarëve britanikë.

Liderët talebanë e dinë se duhet ta dëshmojnë se kanë përparuar, por disa e kanë më të vështirë se tjerët. Vendi në masë të madhe mbështetet në ndihmat nga jashtë – e tani gjithçka kjo varet nga ndryshimi i pushtetit, shkruan Sky News.

Rënia e qeverisë së mëparshme, qeveria e re me 33 ministra talebanë, luftimi i demonstratave dhe mediave, ka brengosur në masë të madhe shumë donatorët e jashtëm.

Talebanët e kanë kuptuar se kanë nevojë për njohje ndërkombëtare për të funksionuar dhe pasur një të ardhme të ndritur. Por beteja e tyre më e madhe deri më tani është ta bindin botën se kanë ndryshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *