Rrëfimi i Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në SHBA, ka prekur dhe familjen time

Lajmi i disa ditëve më par, ku u vranë tetë aziatiko-amerikanë në një qendër masazhi, tronditi opinionin publik. Personi që kreu krimin tha se ishte i varur nga seksi, prandaj kreu dhe vrasjet. Mark Zuckerberg, CEO i Faceebook, ka shpërndarë në rrjete sociale një reagim të bashkëshortes së tij, me origjinë aziatike.
Ajo, në shkrim deklaronte se ka rënë pre e racizmit dhe kjo sipas saj është shtuar më tepër gjatë periudhës së pandemisë.

“Racizmi kundër komunitetit aziatik për fat të keq nuk është i ri, por retorika rreth pandemisë e ka sjellë atë përsëri më shumë në fokus. E shoh që prek anëtarët e familjes time dhe shumë nga miqtë tanë. Të gjitha mesazhet e solidaritetit më sjellin pak shpresë dhe unë i vlerësoj të gjithë zërat tuaj që bëni të dëgjohen dhe të qëndrojnë me komunitetin dhe të flasin kundër urrejtjes”
, ka shkruar ai.

Priscilla Chan, bashkëshortja e Zuckerbergut ka pohuar më tej se:

“Urrejtja e lë secilin prej nesh më keq. Amerikano-aziatikët janë amerikanë që ndërtojnë pa u lodhur komunitetet tona dhe një të ardhme më të mirë. Ne nuk mund të anashkalojmë atë që ndodhi natën e kaluar në Atlanta. Përkundrazi, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të sigurojmë që të gjithë të shihen dhe të jenë të sigurt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *