Rregulla të reja për Oscar

Mandatory Credit: Photo by Andrew H Walker/Shutterstock (8434891ne)
Barry Jenkins after ‘Moonlight’ is named as ‘Best Picture’ winner
89th Annual Academy Awards, Backstage, Los Angeles, USA – 26 Feb 2017

21:40 27/05/2021

Akademia e filmit ngadalëson anëtarësimet e reja

Përpjekja për të zgjeruar numrin e profesionistëve të filmit që votojnë për fituesit vjetorë të Oscar-it do të ngadalësohet në 2022, që synon rritjen e diversitetit, bën me dije Akademia e Filmit.

Filmat të cilët do të nominohen për të marrë një çmim Oscar do të duhet të plotësojnë kriteret e diversitetit. Ky vendim vjen pasi në këtë akademi ka shumë pabarazi gjinore dhe njerëzit me ngjyrë janë më pak të vlerësuarit.

Në 5 vitet e ardhshme do të ndërtohet një grup ekspertësh të cilët do të nxjerrin udhëzimet dhe kriteret e diversitetit për filmat konkurrues.

Po ashtu do të inkurajohen praktikat e barabarta të marrjes në punë brenda dhe jashtë ekranit. Ndërkaq këto rregulla të reja nuk do të zbatohen për filmat që konkurrojnë për Oscar në ceremoninë tjetër në 2022.

Akademia u përgjigj pjesërisht duke dyfishuar numrin e njerëzve me ngjyrë në radhët e saj. Në këtë mënyrë Hollivudi është duke reflektuar për mungesën e diversitetit. Kujtojmë se në fillim të kësaj jave shërbimi i transmetimit HBO Max tërhoqi filmin fitues të Oscar-it, “Bashkë me Erën”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *