Rregullat e reja të BE-së: Të gjithë celularët do të kenë të njëjtin model karikuesi

09:30 24/09/2021

Komisioni Evropian ka propozuar një rregull të ri për prodhimin e karikuesve të pajisjeve të vogla. Sipas propozimit të bërë tashmë publik, të gjitha kompanitë që prodhojnë smar phone do të duhet që të krijojnë një zgjidhje universale për karikimin.

Qëllimi është të zvogëlohen sa më shumë mbetjet duke detyruar konsumatorët që të ripërdorin karikuesin ekzistues kur blejnë një pajisje të re.

Të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë ngarkues të llojit USB-C, por kjo ka ngjallur reagime nga prodhuesit e pajisjeve teknologjike.

Kompania amerikane Applee kundërshton këtë vendim dhe ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin.

Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i telefonave inteligjentë duke përdorur një port karikimi të personalizuar, ndryshe nga çdo pajisje e prodhuar nga kompanitë europiane apo aziatike.

Por Komisioni Evropian ka sqaruar se propozimi do të marrë fuqi pas vitit 2030./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *