Rregullatori i Barnave në BE: Vaksina AstraZeneca e sigurt dhe efektive

17:19 18/03/2021

Rregullatori i Barnave në Bashkimin Evropian (EMA) ka miratuar sot vijimin e vaksinimit me AtraZeneca. Në një deklaratë pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë, EMA ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca është e sigurt dhe efektive.

Shefja e EMA, Emer Cooke, u shpreh se dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm. “Vaksinimi nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm mpiksjes së gjakut”, shtoi ajo.

Cooke në deklaratën e saj shtoi se bazuar në provat e deritanishme “ende nuk mund të përjashtojmë një lidhje midis këtyre rasteve të mpiksjes së gjakut dhe bërjes së vaksinës“.

Shefja e EMA në konferencën për mediat tha se po bëhen hetime dhe për të zbuluar shkakun e mpiksjes së gjakut tek personat që janë vaksinuar.

Tashmë pritet që në vendet e Bashkimit Evropian që u pezulluar përdorimi i vaksinës së AstraZeneca të rifillojë vaksinimi. Edhe në Shqipëri po përdoret kjo vaksinë, ku prej së shtunës po vaksinohen mësuesit./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *