Rregulli i FIFA-s/ Mala “burgoset” te Partizani, ja pse nuk ikën dot si lojtar i lirë






Esat Mala pritet të qëndrojë te Partizani edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori 22-vjeçar nuk mund të largohet me parametra zero, pasi është nën moshën 23 vjeç. Si pasojë, çdo klub që dëshiron të firmosë me Malën, duhet t’i paguajë taksë formimi Partizanit rreth 200 mijë euro, pasi të kuqtë e kanë pasur në ekip për 4 vite, që nga mosha 18-vjeçare.

mala

Mala nuk është nga ata lojtarë që ka firmosur parakontratë me klubet e tjera, madje është ndër të vetmit që ka kërkuar të rinovojë edhe me të njëjtën pagë, por me kushtin e vetëm që të mos luajë më si mbrojtës krahu, por si mesfushor, që është dhe roli i tij natyral.

SEZONI – Mala bëri një sezon të shkëlqyer me Partizanin vjet, duke qenë një ndër titullarët e padiskutueshëm të formacionit të Ilir Dajës, si dhe duke qenë tepër i rëndësishëm në sprintin e fuqishëm që “demat” bënë përgjatë 36 javëve për titullin kampion. Mala shënoi 4 gola në 35 takime dhe asistoi 4 të tjerë, duke u aktivizuar kryesisht si mbrojtës i djathtë.

Edhe në edicionin e radhës, Mala pritet të jetë një ndër lojtarët kyç të ekipit dhe Daja, me shumë gjasa, do ta ndërtojë manovrën rreth mesfushorit 22-vjeçar, i cili vit pas viti ka treguar rritje në performancat e tij. Golin e fundit të Partizanit për sezonin e shkuar e shënoi pikërisht Mala, me atë kryevepër të realizuar kundër Bylisit, sfidë që u mbyll me rezultatin 2-4 në favor të “demave”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *