Rregulli i prerë i talebanëve, gratë afgane protestojnë online kundër kodit të ri të veshjes

Gratë afgane kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale duke postuar fotot e tyre me veshje tradicionale afgane, një formë proteste kjo për atë që ato e quajnë “kodi i ri i veshjes”, i vendosur nga talebanët.

Gratë afgane po postojnë në rrjetet sociale foto me veshje tradicionale afgane. Fushata online nisi pasi një grup studentësh femra pro-talebanëve u mblodhën në Kabul të mbuluara nga koka në këmbë.

Aktivistet afgane thonë se veshja e studenteve në tubimin pro-talebanëve nuk përfaqëson kulturën afgane.

“Burka, ose gratë që mbulojnë fytyrat e tyre, nuk është pjesë e kulturës afgane. Si shumë gra të tjera, unë protestova duke postuar në rrjetet sociale veshjet e mia tradicionale afgane që përfaqësojnë kulturën e Afganistanit”, thotë Sofiea Siddiqi, gazetare afgane, e cila jeton në Francë.

Aktivistet afgane thonë se gratë që tani jetojnë nën sundimin e talebanëve duhet të kenë lirinë të zgjedhin atë që duan të veshin.

“Sipas mendimit tim personal, asnjë kod veshjeje nuk duhet t’u imponohet grave, veçanërisht në Afganistan ku të gjithë janë myslimanë, dhe të gjithë dinë të vishen në përputhje me vlerat islame, kulturore dhe shoqërore”, thotë Wazhma Kohestani, aktiviste për të drejtat e grave në Kabul.

Por disa afganë thonë se diaspora afgane duhet të përqëndrohet në çështjet më kritike me të cilat përballen gratë në Afganistan.

“Fushatat e nisur në rrjetet sociale, se si duhet të vishen gratë është një lëvizje pozitive, por në këtë kohë kritike, çështje të rëndësishme të tilla si punësimi i grave, arsimi, pjesëmarrja politike dhe mbrojtja e e atyre që janë arritur gjatë dy dekadave duhet te jetë përparësi”, thotë Savita Anwari, aktiviste për të drejtat e grave me qendër në SHBA.

Gratë në Afganistan dhe në të gjithë botën kanë protestuar kundër kufizimeve të rrepta të talebanëve ndaj grave. Talebanët morën kontrollin e Afganistanit muajin e kaluar pasi qeveria afgane u rrëzua dhe SHBA tërhoqi trupat e saj nga vendi./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *