Rrëmbehen 17 persona, mes tyre dhe disa fëmijë

09:35 18/10/2021

Një bandë famëkeqe qëndron pas rrëmbimit të një grupi misionarësh amerikanë pranë kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince.

5 burra, 7 gra dhe 5 fëmijë po ktheheshin nga një vizitë në një jetimore kur ndodhi rrëmbimi i tyre gjatë së shtunës, raporton BBC.  Sipas autoriteteve, ata ndodhen në duart e bandës 400 Mawozo, e cila është po e njëjta që rrëmbeu një grup kleri katolik në muajin Prill.

Haiti është një nga shtetet që regjistron numrin më të lartë të këtij krimi. Ky vit ka qenë me shifra alarmante, pasi 600 rrëmbime janë kryer deri në Shtator 2021, ndërsa gjatë vitit të shkuar në të njëjtën periudhë, numri ishte 231.

Rritja e numrit ka ardhur pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse në Korrik, pasi fraksionet rivale po luftojnë për pushtetin e vendit, ndërsa forcat e policisë janë të pamjaftueshme./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *