“Rrenat ja ka lanë lija zanat!”/ Gjekmarkaj nxjerr dokumentet: Ja si Gjinushi kërkoi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike! Do t’i drejtohem Kushtetueses








 Gjekamrkaj-gjikunru

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur kreut të Akademisë së Shkencave, duke publikuar dokumentet që sipas tij faktojnë se si Skënder Gjinushi ka kërkuar asgjësimin apo më keq shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare.

Gjekmarkaj thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ironizon Gjinushit me fjalët e Fishtës, duke u shprehur se “Rrenat ja ka lanë lija zanat”!”.

Më herët Gjinushi tha se nuk bëhet fjalë për një shkrirje por për një bashkim të Qendrës së Studimeve Albanologjike me Akademinë e Shkencave, me qëllim që qeveria të kthejë më shumë sytë nga shkenca.

Deklarata e Gjekmarkajt

Ja e vërteta e dokumentuar: sesi Gjinushi *& Co kanë kërkuar asgjësimin, më keq sesa shkrirjen, e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare që kjo gëzon falë Ligjit nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, me gjithë të metat e këtij Ligji, dhe kthimin në statusin e vendimit të Komitetit Qendror të PPSH të vitit 1972 të instituteve të Albanologjisë (Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit etj.)! Shikoni relacionin e Gjinushit dhe reagimim e Akademisë së studimeve Albanologjike nëpërmjet shkresës zyrtare të firmosur nga Rektori legjitim i këtij institucioni pra i dekretuar nga Presidenti i Republikes Prof Dr Luan Perzhita ! Sot ai( Gjinushi) i padekretuar dhe jo legjitim fakt ky për të cilin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë do ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese, para gazetarëve foli për “bashkim” ! Kishte me thanë Fishta “Rrenat ja ka lanë lija zanat”!

dok 1.1 dok 2 dok 3 dok 4 dok 5

dok 1dy akademi tre akademi

dok e fundit

partua

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *