Rrëshqitja e dherave në Japoni, të paktën tre të vdekur, qindra të tjerë ende të zhdukur

Rrëshqitja e dherave në rajonin Atamit në Japoni, ka shkaktuar tre të vdekur si dhe qindra të tjerë të ende të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në zonë, kur po punojnë për shpëtimin e jetëve. 100 mijë metër kub dhe u shkëputën të shtunën nga qyteti-rezort i Atamit, në jugperëndim të Tokios.

Dherat ranë fillimisht në lumë dhe u përcollën më tej për 2 kilometra në zonat e banuara, ku edhe shkaktuan dëme të mëdha infrastrukturore.

Të paktën 130 banesa u shkatërruan nga forca ndërsa 20 persona u shpëtuan poshtë masivit.

Autoritetet kanë lajmëruar se prej shirave që vazhdojnë priten fenomene të tjera erozioni, dhe kanë kërkuar vigjilencën nga ana e banorëve.

Ndërkohë, guvernatori i preferekturës Shizuoka ku u regjistrua ngjarja tha se po hetohet nëse rrëshqitja e fundit e dheut ka rezultuar nga projektet e ndërtimit dhe ato zhvillimore të cilat mund të kenë shkaktuar shpyllëzim të zonës dhe të kenë reduktuar aftësinë e tokës malore të saj për të duruar sasinë e ujit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *