Rrëshqitje dheu dhe përmbytje, 141 persona humbin jetën në Kongo

rreshqitje dheu dhe permbytje 141 persona humbin jeten ne kongo
rreshqitje dheu dhe permbytje 141 persona humbin jeten ne kongo

23:37 13/12/2022

Të paktën 141 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos.

Sipas një raporti të publikuar nga autoritetet vendase janë shembur rreth 280 shtëpi dhe 38 787 të tjera janë përmbytur.

Zyra e kryeministrit Jean-Michel Sama Lukonde njoftoi se autostrada N1 që lidh kryeqytetin Kinshasa me portin e Matadi do të qëndrojë e mbyllur për 3-4 ditë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga moti i keq.

#DRCFlooding pic.twitter.com/nLGFvJT5kp

— ONJOLO KENYA ????? (@onjolo_kenya) Lagje të tëra janë zhytur në ujë dhe baltë në orët e para të mëngjesit të së martës. Mes viktimave janë nëntë anëtarë të së njëjtës familje dhe shumë fëmijë të vegjël./ tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts