Rrëshqitje masive dheu në provincën malore të Kinës, vdesin 8 persona, zhduken dhjetëra të tjerë

rreshqitje masive dheu ne provincen malore te kines vdesin 8 persona zhduken dhjetera te tjere

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Rrëshqitja e dheut në qytetin Zhaotong ndodhi në orën 05:51 me orën lokale të hënën, duke bllokuar 47 persona.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një operacion shpëtimi “të gjithanshëm” në zonën që për momentin po përjeton edhe temperaturat nën zero.

Shkaku i rrëshqitjes së dheut mbetet i paqartë, por sipas BBC rajoni i largët malor është i prirur ndaj fenomeneve të tilla.

Më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1000 punonjës shpëtimi u dërguan në zonë.

“Ishte shumë zhurmë dhe pati edhe një lëkundje, u ndje si një tërmet i madh”, tha një prej banorëve të zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts