Rrëshqitjet e dherave në Filipine, shuhen shpresat për të mbijetuar, shkon në 68 numri i viktimave

Ka shkuar në 68 numri i personave të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Filipine. Kështu deklaruan autoritetet ndërsa shpresat për të mbijetuar po pakësohen.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën mbrëma pranë një miniere ari në qytetin Maco, provincën Davao de Oro, dhe shkatërroi shtëpi dhe makina në të cilat po largoheshin punëtorët e minierës së arit.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë 51 persona. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Davao de Oro në javët e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe duke detyruar shumë familje të largohen nga shtëpitë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts