Rreth 10 mijë qytetarë kaluan kufirin gjatë 24 orëve, takimi Boshnjaku-Stavastrakis në Kakavijë, në fokus menaxhimi i situatës

Pas radhëve të gjata të një ditë me parë në dalje të territorit grek, drejtorët e dy departamenteve të Kufirit shqiptar Saimir Boshnjaku dhe atij grek Ioannis Stavastrakis kanë zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar mbi menaxhimin e situatës.

Drejtori i Departamentit të Kufirit, Saimir Boshnjaku u shpreh se situata është normale për sezonin pavarësisht fluksit në rritje të lëvizjeve ne të dyja anët e kufirit. Ai vlerësoi bashkëpunimin me palën greke dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.

Krahasuar me një ditë më parë situata në Pikën Kufitare të Kakavijës paraqitej e qetë dhe me fluks normal lëvizjesh. Rreth 10 mijë shtetas kanë kaluar këtë pikë kufitare gjatë 24 orëve të fundit, ku fluksi më i lartë i lëvizjeve është shënuar në hyrje të territorit shqiptar me rreth 6000 shtetas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts