“Rreth 20 vendbanime janë çliruar”, Ukraina: Kemi përparuar kundër forcave ruse në rajonin jugor të Khersonit

rreth 20 vendbanime jane cliruar ukraina kemi perparuar kunder forcave ruse ne rajonin jugor te khersonit
rreth 20 vendbanime jane cliruar ukraina kemi perparuar kunder forcave ruse ne rajonin jugor te khersonit

Forcat ukrainase kanë njoftuar se kanë bërë përparim të rëndësishëm kundër pozicioneve ruse në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit.

“Në rajonin e Khersonit, Forcat e Armatosura kanë çliruar 8 km të territorit të pushtuar”, njoftoi njësia e Mbrojtjes Territoriale Azov Dnipro.

Ndërkohë forcat ukrainase nisën kundërpërgjigjen në disa pika të favorshme në veri fundjavën e kaluar, ndërsa që prej asaj kohe ka pasur pak informacion në lidhje me operacionin.

Nga ana e tyre forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë rimarrë një numër fshatrash në pjesën veriore të Khersonit.

Gjithashtu më herët kreu i administratës shtetërore rajonale të Khersonit, Genardi Laguta, ka thënë se 20 vendbanime janë çliruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts