Rreth 30 të moshuar përfunduan në spital/ Prej 6 ditësh, bulevardi në Dibër i “pushtuar” nga akulli, qytetarët: Kemi frikë të ecim në të!

rreth 30 te moshuar perfunduan ne spital prej 6 ditesh bulevardi ne diber i pushtuar nga akulli qytetaret kemi frike te ecim ne te

Ky është bulevardi “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë. Ajo është shëtitorja e vetme për qytetarët e qytetit verilindor e kryesisht për moshën e tretë. Por këta të fundit thonë se prej 6 ditësh po rrezikojnë teksa ecin në këtë bulevard si pasojë e pranisë së akullit.

Të moshuarit kryesisht shprehen se bashkia duhej ta kishte pastruar më shpejt akullin pasi po rrezikojnë të rrëzohen në të. Ata thonë se nëse rrëzohen siç ka ndodhur me disa të tjerë, pasojat shëndetësore janë të rënda për shkak edhe të moshës. Duke qenë se bulevardi është i shtruar me pllaka guri, kripa do të ishte e rrezikshme për të, por sipas qytetarëve autoritetet duhej ta hiqnin borën pa ngrirë me lopata, në mënyrë që të mos krijohej akull.

Burime pranë spitalit rajonal të Dibrës bënë të ditur se gjatë këtyre ditëve janë paraqitur rreth 30 qytetarë të moshës së tretë të cilët kishin pësuar fraktura si rezultat i rrëzimit në akull.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts