Rreth 35,000 efektivë policie janë të pavaksinuar në Itali

13:46 13/10/2021

Policia italiane gjatë kësaj periudhe ka qenë në gatishmëri për të menaxhuar protestat anti-covid që kanë shpërthyer në vend. Një sërë protestuesish të cilët kanë kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm janë përballur me forcën e efektivëve.

Por ajo çfarë është ironike se një pjesë e forcave të sigurisë janë vetë të pavaksinuar. Sipas të dhënave të fundit rreth 35,000  prej tyre nuk kanë marrë një vaksinë kundër koronavirusit.

Pasaporta shëndetësore e detyrueshme për të gjithë punonjësit si në sektorin privat dhe atë shtetëror pritet të shkaktojë probleme të mëdha për policinë e cila është ende në pritje të udhëzimeve për zbatimin e rregullave të reja. Ata rrezikojnë të mos jenë në gjendje të punojnë duke sjellë probleme në këtë sektor pikërisht kur prania e tyre është më e nevojshme se kurrë.

Në një analizë të Euronews policët e pavaksinuar janë një problem për të vaksinuarit pasi ngarkesa e punës të kolegëve të pavaksinuar do të bjerë mbi ta.

Nisur që nga 15 Tetori çdo punonjës do t’u mbahet paga, por ata nuk mund të pushohen nga puna.

Rreth 80% e të gjithë italianëve mbi moshën 12 vjeç tani janë plotësisht të vaksinuar dhe shumica dërrmuese e njerëzve duket se e  mbështesin vaksinimin e detyrueshëm  dhe përdorimin e pasaportës shëndetësore.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *