
KOSOVA
Kosova vijon me procesin e vaksinimit duke rritur shifrat. Mediat në vend thonë se numri i të vaksinuarve në Kosovë ka shkuar në mbi 58 mijë.
Ndërkohë Programi i Unicefit në Kosovë bën me dije se këtë javë nga COVAX pritet të vijnë edhe 100 mijë e 620 doza.
Më parë nga ky program Kosova ka përfituar 24 mijë doza kurse në total 62 mijë e 400.
Kosova e nisi më vonë se shumica e vendeve të tjera të rajonit vaksinimin ndërkohë që kryeministri Kurti ka premtuar se procesi nuk do të ndalet derisa 60% e popullatës të jetë vaksinuar plotësisht.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al