Rreth 6,700 nxënës dhe 1500 mësues aktivë me COVID-19 në Kosovë

Zëvendës ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Edona Maloku Bërdyna ka bërë të ditur se është rritur numri i nxënësve të infektuar me COVID-19.

Maloku – Bërdyna, duke folur për procesin mësimor në shkollat e Kosovës, tha se numri i nxënësve aktivë është rreth 6,700.

“Nga 298,029 nxënës, aktivë me COVID-19 janë 6,687. Në 672 shkolla është duke u zhvilluar mësimi me prani fizike që i bie që shumica e shkollave ende vazhdojnë të operojnë me skenarin rikthimi”, deklaroi Maloku – Bërdyna.

Zëvendësministrja tha se drejtoritë komunale të arsimit kanë raportuar rreth 1,500 raste të mësimdhënësve aktivë me COVID-19.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, sipas të dhënave që kanë dërguar drejtoritë komunale, me COVID-19 janë gjithsej 1,489 mësimdhënës”, tha Maloku – Bërdyna.

Sipas saj, për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, gjithsej 90 shkolla janë duke e zhvilluar mësimin sipas skenarit C, pra mësim online.

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve pozitive me COVID-19. Vetëm më 27 janar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar 3,917 raste pozitive dhe gjashtë raste të vdekjes së qytetarëve. Aktualisht, në Kosovë janë 28,751 raste aktive.

Javëve të fundit në Kosovë janë rritur rastet e infektimit të grup-moshës 0 deri në 19 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.