Rreth 777 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, në total 315 raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 315.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,954, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2,989 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sakaq që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 653 mijë 823 doza të vaksinës.

Deri më sot 776 mijë 653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *