Rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, Pfizer/BioNTech ofrojnë të dhëna të reja për efikasitetin e vaksinës

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të enjten se vaksina e tyre për koronavirusin është rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, duke cituar të dhëna të reja nga provat që përfshinin pjesëmarrës të imunizuar në një periudhë që zgjatej deri në 6 muaj.

Vaksina ishte gjithashtu 100% e efektshme në parandalimin e sëmundjes midis pjesëmarrësve në Afrikën e Jugut, ku një variant i ri i quajtur B1351 është dominues, megjithëse numri i këtyre pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël.

Ndonëse shkalla e re e përgjithshme e efikasitetit prej 91.3% është më e ulët se 95% e raportuar fillimisht në nëntor për provat me 44,000 pjesëmarrës, që nga ajo kohë në botë janë përhapur një numër variantesh të reja të koronavirusit.

Shefi ekzekutiv i Pfizerit Albert Bourla tha se rezultatet e reja, që përfshijnë të dhëna për më shumë se 12,000 njerëz të vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, u japin mundësi dy firmave prodhuese që t’ia paraqesin vaksinën për miratim të plotë entit rregullator të SHBA.

Aktualisht vaksina është e autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave.

Të dhënat e reja “ofrojnë rezultatet e para klinike që një vaksinë mund të mbrojë njerëzit në mënyrë efektive nga variantet që qarkullojnë aktualisht, një faktor me rëndësi të madhe për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie për popullatën globale”, tha në një deklaratë Ugur Sahin, drejtor ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Ekspertët shqetësohen se variante të reja të COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe Brazili mund të jenë rezistente ndaj vaksinave ekzistuese. Më shumë se 300 raste me variantin e Afrikës së Jugut janë zbuluar në mëse 25 shtete amerikane, sipas zyrtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *