Rrezik i ulët i marrjes së Covid 19 nga tualetet publike

rrezik i ulet i marrjes se covid 19 nga tualetet publike
rrezik i ulet i marrjes se covid 19 nga tualetet publike

23:00 09/09/2021

Studimi australian: Minimizoni kohën e qëndrimit aty dhe mos përdorni telefonin

Covid-19 është parë si një mënyrë e rrezikshme e transmetimit nëpërmjet tualeteve publike por një studim australian i publikuar tek The Guardian ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura deri më tani.

Hulumtimet e universitetit shtetëror australian të udhëhequra nga Sotiris Vardoulakuis arritën në përfundimin se nuk ka prova të infektimit të lartë nëpërmjet tualeteve. Në këtë raport u përfshinë 38 studime nga 13 vende.

Autorët e tij thonë se kjo mund të ndodhte nëse përdoret sistemi i tharjes së duarve apo shpëlarja e tualetit por shanset e transmetimit u konsideruan të ulëta për sa kohë mbahet një higjienë e mirë e duarve.

“Ne e kuptojmë që kë njerëz të shqetësuar për përdorimin e tyre gjatë pandemisë”, tha udhëheqësi i studimit Vardoulakis “por nëse minimizohet koha e qëndrimit në banjo, lahen dhe thahen duart siç duhet, dhe nuk përdoret telefoni atëherë ka një nuk ka rrezik të infektimit nga koronavirusi.

Një tjetër arsye është se mungon bashkëveprimi me të tjerët. Studimi jep 25 rekomandime për të zvogëluar rreziqet e ndotjes edhe transmetimit të tualetit publik duke përfshirë dyer elektrike ose hyrje pa derë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts