‘Rrezik serioz’, shefi i OKB-së thirrje liderëve të G20 para samitit: Bashkëpunoni për të shmangur një katastrofë klimatike

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka bërë thirrje liderëve të G20 që të bashkohen për të ofruar zgjidhje për ndryshimin e klimës dhe pandemisë globale të Covid.

Guterres ka folur në prag të samitit, në vizitën e tij në Romë, ndërsa u ka bërë thirrje kombeve që të kapërcejnë nivelet e mosbesimit mes tyre , por të punojnë për të shmangur një katastrofë klimatike.

“Ne po shohim nivele të rrezikshme të mosbesimit midis fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

Ndërkohë forumi dyditor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar do të bëjë bashkë përfaqësues të ekonomive kryesore të botës, duke i hapur rrugën Konferencës së OKB-së, për ndryshimet klimatike , e cila mbahet të dielë në Glasgow.

Por Guterres gjithashtu është shprehur se nga ky takim ekziston rreziku që të mos ketë rezultate.

“Le të jemi të qartë, ekziston një rrezik serioz që takimin në Glasgow të mos ketë rezultate”, ka paralajmëruar shefi i OKB-së.

Ai gjithashtu ka kritikuar ndarjet gjeopolitike që pengojnë një plan global të vaksinimit kundër Covid. Shefi i OKB-së i orientoi kritikat e tij drejt vendeve më të pasura , ku njerëzit po marrin dozën e tretë të vaksinës, ndërsa në Afrikë vetëm 5 % e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht.

“Rimëkëmbja po rrit pabarazinë dhe kjo është e pamoralshme” ka thënë ndër të tjera Guterres.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.