Rrezikohet shembja e strukturës, pezullohen kërkimet tek 12-katëshi në Miami, s’ka shpresë për të mbijetuar të tjerë

SHBA

Autoritetet kanë pezulluar kërkimet tek pallati 12-katësh i shembur në Miami për shkak se rrezikohet të shembet edhe struktura që ka mbetur.

Deri më tani janë nxjerrë 16 viktima, por sipas zyrtarëve nuk ka më shpresë që nën gërmadha të ketë ndonjë të mbijetuar tjetër.

Jo vetëm kaq, një stuhi tropikale mund të godasë në vijim Floridën dhe kjo e bën gjithashtu të pamundur vijimin e kërkimeve me fadroma.

Duket se do të jetë e pamundur që operacioni i kërkim-shpëtimin në pallatin 12-katësh të vijojë dhe në të mund të mbeten ende viktima të panxjerra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *